Pasi një ambulancë dërgoi vajzën 5-vjeçare të nënave në spital ngase virusi e la atë pa ndjenja, ajo u rihidrua dhe më vonë u dërgua në shtëpi, pavarësisht se vajza nuk ndjehej mirë.
E gjitha filloi kur Ella u zgjua me probleme në fyt. Të nesërmen, ajo ishte akoma pak e skuqur dhe kur nëna e mori nga shkolla ajo ishte vërtet keq, transmeton Gazeta Shneta.
Pavarësisht dhimbjeve që vajza përjetonte, përfshirë këtu edhe dhimbjet në brinjë, mjekët neglizhonin simptomat dhe theksonin se ishte vetëm një grip.
Dhimbja në brinjë gjithashtu i shkaktoi vajzës probleme me frymëmarrjen në mes të natës, e cila u detyrua të shkojë në spital sërish, për t’iu nënshtruar një skanimi me rreze-X.
Rezultatet e këtij skanimi ishin befasuese për mjekët. Vajza doli të vuante nga pneunomia e rëndë, gjendje shëndetësore kjo e mushkërive.
Ndërkohë, pas nënshtrimit të disa procedurave mjekësore dhe terapive të ndryshme, vajza arriti ta mposht atë.
“Mos dyshoni në instinktin amësor. Mos u besoni gjithnjë mjekëve”, u bëri thirrje nëna grave të tjera./Gazeta Shneta/