Mjekët tregojnë sekretin e dobësimit, ja sa ditë duhet të zgjasë një dietë

2018-10-28 në ora 09:51

Së fundmi, shkenca ka një përgjigje për pyetjen që torturon çdo person që përpiqet të dobësohet dhe të mbajë një peshë të shëndetshme: ‘’Sa duhet të zgjasë një dietë në mënyrë që të keni rezultate të qëndrueshme?’’

Keni kohë që ndiqni një regjim ushqimor të rreptë dhe nuk keni humbur as edhe 1 kg, epo sekreti i suksesit mund të jetë më i thjeshtë se sa mendoni.

Studiues nga Universiteti i Kopenhagenit kaluan pothuajse dy vjet duke studiuar mënyrat se si ndikon humbja e peshës në trupin tonë. Problemi me dietat strikte, thonë ata, është se ato zakonisht çojnë në një rritje të hormoneve që shkaktojnë urinë.

Por kur këto hormone provokojnë zakone të këqija të të ngrënit, ato gjithashtu mund të shkatërrojnë planet tuaja për humbjen e peshës.

Shumica e studimeve tregojnë se kur humbet shumë peshë, atëherë trupi lufton ashpër kundër kësaj pasi është mësuar me një lloj peshe të caktuar.

Por në qoftë se arrini ta mbani për një vit, atëherë ai do të mësohet me peshën tuaj të re.

Për rezultatet më të mira, ekspertët rekomandojnë të gjeni të mesmen e artë, dmth një regjim ushqimor të shëndetshëm dhe të ekuilibruar që mund ta ndiqni për një kohë të gjatë.

Kliko këtu për t’u informuar me testin që duhet ta bëjë secila nënë shtatzënë për të konfirmuar se shëndeti gjenetik i foshnjës në ardhje është në rregull.