Një fëmijë i moshës 12-vjeçare ka ndërruar jetë në Klinikën Emergjente në QKUK.
Lajmin e trishtë e ka konfirmuar mjekja kujdestare në këtë klinikë, Dr. Nerxhivane Halimi. Ajo ka deklaruar për insajderin se vdekja e vogëlushit është konfirmuar në ora 16:20.
I ndjeri sot ishte alivanosur në pishinën e Gërmisë në Prishtinë. Sipas raportimeve të mediave dhe zyrtarëve të komunës, fëmija nuk ka qenë në ujë në momentin e përkeqësimit të gjendjes. Fëmija ishte reanimuar nga mjekët e pishinës. /Gazeta Shneta/