Edhe pse është paralajmëruar ndryshimi i Kodit Penal për të shmangur dhunën ndaj mjekëve dhe për të futur në fuqi dënimet e ashpra ndaj atyre që ngrenë dorë mbi bluzat e bardha, në Lezhë sot u shënua një tjetër incident i rëndë.
Një 65-vjeçar, tashmë i arrestuar ka goditur një mjeke në krye të detyrës, pas një konflikti verbal mes tyre.
Mësohet se mjekja e sulmuar fizikisht është Jorida Petrushaj. Ajo u sulmua nga i moshuari rreth orës 09:35 në urgjencën e Spitalit, teksa ishte me shërbim.
Ky është rasti i dytë në vetëm një muaj, që në Lezhë dhunohen mjekët.