Mjekja pediatre Dr. Burbuqe Skenderi ka bërë thirrje prindërve që të mos i nxjerrin fëmijët jashtë pa nevojë.
“Prinder te dashur mos i nxjerrni femijet pa nevoje jashte. Nese keni pyetje jam ne gjendje te komunikojme me video ne viber dhe msng”, ka shkruar Dr. Skenderi nga Spitali ‘Lindja’, transmeton Gazeta Shneta.
Thirrja e mjekes vjen pas konfirmimit të dy rasteve të koroanvirusit në Kosovë.
Kujtojmë se Qeveria ka ashpërsuar masat kundër koronavirusit duke i mbyllur kufinjtë, ndalimin e transportit nderurban dhe ndërkombëtar, ndalimin e hyrje daljeve në komunën e Klinës dhe Vitisë ku janë shfaqur rastet e para, si dhe ndalimin e aktiviteteve sportive e kulturore. /Gazeta Shneta/