Mjekja Dafina Krasniqi i ka surprizuar fëmijët e shtrirë në repartin e Pediatrisë.
Ajo ka theksuar se dhuratat e dërguara ua rikthyen buzëqeshjen fëmijëve. “Reparti është shumë i bukur sepse buzëqeshja dhe emocionet e fëmijëve e kanë bërë këtë bukuri edhe në bredhin e stolisur dhe dhuratat qe sot i derguam ku edhe sytë e tyre shkëlqejnë si dritat e festave te fundvitit”, ka theksuar ajo.
Ajo ka shtuar se “shpresojmë që ky akt i vogël bamirësie do të ndihmojë në ngritjen e përgjithshme të vetëdijes së shoqërisë sonë për çështjet sociale e humanitare”.