Neurokirurgu dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Dr. Haxhi Avdyli, duket se ka rënë pre e një lajmi të rrejshëm për koronavirusin Covid-19.
Një imazh me disa këshilla të renditura për koronavirusin është shpërndarë në rrjetet sociale. Paniku dhe frika ka bërë që njerëzit të marrin informacione nga burime të pa verifikuara.
Ndonëse institucionet vazhdimisht kanë bërë thirrje që qytetarët të mos bien pre e informacioneve të pa verifikuara dhe jo zyrtare, është vet deputeti i LDK-së Dr. Haxhi Avdyli që i ka shpërndarë këto këshilla jo zyrtare.
Madje disa prej tyre përveç që janë të pa verifikuara, janë edhe të gabuara nëse iu përmbahemi.
Kujtojmë se informacionet zyrtare dhe këshillat për mbrojtje nga koronavirusi lëshohen nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë, Qendra Klinike Universitare, Klinika Infektive, Oda e Mjekëve të Kosovës, mjekwt e licencuar, etj. /Gazeta Shneta/