Mjeku i emergjencës në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Drenas, Fahredin Shala, ka deklaruar se e kanë mbajtur kujdestarinë pa maska dhe rroba tjera mbrojtëse kundër Covid-19.
Ai ka thënë se kanë kërkuar nga përgjegjësit që t’i furnizojnë, por askush nga menaxhmenti i QKMF-së nuk ka shkuar për t’i furnizuar me mjete mbrojtëse, shkruan Gazeta Shneta.
Shkrimi i plotë nga Dr. Fahredin Shala:
Përhajr Bajrami të gjithë besimtarëve të fesë islame. Kurse neve mantilbardheve zoti ishalla na mbron nga të këqijat e kësaj pandemie. Kujdestari në Drenas pa maskë, pa rroba mbrojtëse,pa dorëza ,pa dezinfektus.E njoftuam Drejtorin e DSh e ai drejtorin e QKMF i cili u mundua ta bind se qdo gjë është në rregull,më pas kërkuam që të na furnizon me materiale nga përgjegjësia e shërbimit, por përgjegjësja na u përgjigj: Se nuk vijë për me ju furnizu edhe sikur të gjithë të infetoheni me virusin punoni si të doni.
E prita sot në mëngjes pasi emri i saj figuronte në listë po nuk erdhi. E njoftuam shefin na u përgjigj: Se përgjegjësia do ju furnizoi kah te kthehet nga një institucion private në të cilin punon. Po të ndodhte kjo në një shtet normal do duhej shkarkuar të gjithë. Nuk është faji i tyre është faji ynë, pasi që nuk po ua japin dënimin e merituar me kohë. Turp ju qoft të gjithëve deri tek kryetari i Komunës.