Sindroma Down dhe trajtimi i saj në vendin tonë pa dyshim që është një sfidë në vete, kështu gazetarja e njohur Adriana Kabashi, shkruan për vëlluan e saj Adrian Kabashin që ka vdekur para një muaji në moshën 32 vjeçare.
Duke rrëfyer historinë e saj Adriana tregon se fillimisht vëllau i saj kishte marrur një terapi dy ditore kundër gripit, pastaj pas përkeqësimit të gjendjes e dërguan në emergjencë.
Mungesa e dhomave në QKUK bëri që të dilnin sa në njërën sa në dhomën tjetër derisa u vendosën më në fund në dhomën nr.4.
Pas pritjes një orëshe ajo tregon se më në fund erdhi mjeku, disa analiza i bënë brenda QKUK-së disa të tjera në laboratorë private.
Edhe përse mjekja e emergjencës thirri kardiologun dhe pulmologun, ky i fundit nuk erdhi as pas gjashtë orësh qëndrimi në Emergjencë.
Derisa kjo ishte vetëm fillimi i tërë asaj çfarë ndodhi më pas me vëllaun e saj.
Për më shumë lexoni në Gazeta Express.