Dr. Tritan Kalo, mjek infeksionist pranë Shërbimit të Sëmundjeve Infektive në Qendrën Spitalore Universitare në Tiranë, ka reaguar në lidhje me prezencën e fëmijëve të prekur nga lija e dhenve në zonat publike ku qëndrojnë edhe fëmijët e tjerë, të cilët mund të infektohen nga kjo sëmundje.
Kalo ka vlerësuar se kjo vjen si rezultat i papërgjegjësisë qytetare dhe mos ndërgjegjësimit prindëror, shkruan Gazeta Shneta.
“Arsyeja e vetme pse u ula të shkruaj këto rreshta është fakti se, SOT ndërsa gjerboja një kafe me kushot e mi në një nga lokalet e shumtë rreth Liqenit Artificial të Tiranës isha i pranishëm në skena “ulëritëse” të mos përgjegjësisë qytetare dhe mos ndërgjegjësimit prindëror”, thekson mjeku infeksionist.
“Jo pak fëmijë me shënja shumë të qarta të VARICELËS (Lisë së Dhenve) ishin sjellë prej tyre në këto lokale, të cilët vinin vërdallë e luanin me fëmijët e tjerë pa asnjë shenjë klinike të kësaj sëmundje”.
Veprimet e tilla, sipas tij, mund t’i kushtojnë epidemiologjikisht, shoqërisht dhe moralisht të tjerëve.
“Papërgjëgjshmëria dhe keqdashësija e tyre i ysht të bëjnë veprime të tilla epidemiologjikisht, shoqërisht dhe moralisht të dënueshme për të tjerët, por pse jo edhe për fëmijët e tyre, që mundet të mbiinfektohen ose të rëndohen”, vlerëson Kalo.
Në përgjithësi, linja e dhenve është më e infektueshme rreth 2 ditëve të para të paraqitjes së puçrrave, dhe më pak e infektueshme në ditët kur ndodh tharja e tyre. Pacientët me lijë të dhenve – variçelë – nuk duhet të shkojnë në shkollë derisa të gjitha puçrrat të jenë tharë, proces ky që mund të zgjasë edhe më shumë se një javë.
Ky është postimi i tij i plotë:
“Prindër ndërgjegjësohuni: ”Ignorantia non est argumentum”
Arsyeja e vetme pse u ula të shkruaj këto rreshta është fakti se, SOT ndërsa gjerboja një kafe me kushot e mi në një nga lokalet e shumtë rreth Liqenit Artificial të Tiranës isha i pranishëm në skena “ulëritëse” të mos përgjegjësisë qytetare dhe mos ndërgjegjësimit prindëror.
Jo pak fëmijë me shënja shumë të qarta të VARICELËS (Lisë së Dhenve) ishin sjellë prej tyre në këto lokale, të cilët vinin vërdallë e luanin me fëmijët e tjerë pa asnjë shenjë klinike të kësaj sëmundje.
KËTA prindër ose janë plotësisht injorantë dhe nuk e dinë se edhe pas daljes së elementëve kutanë të Varicelës: macula, papula, vezikula e krusta ajo sëmundje ende mbetet ngjitëse, infektuese edhe për së paku dy (2) javë, ose papërgjëgjshmëria dhe keqdashësija e tyre i ysht të bëjnë veprime të tilla epidemiologjikisht, shoqërisht dhe moralisht të dënueshme për të tjerët, por pse jo edhe për fëmijët e tyre, që mundet të mbiinfektohen ose të rëndohen.
Quo vadis Shqipëria ime!!!”