Një mjek 57 vjeçar që rezultoi pozitiv për konoravirus dhe i cili ishte duke punuar në një nga spitalet në qytetin e Codogno ka ndërruar jetë.
Marcello Natali ishte shtruar në spital në Kremones para se të transferohej në Milano pasi zhvilloi pneumoni të dyfishtë, shkruan Euro News. Në një nga intervistat e fundit që dha para se të testohej për COVID-19, ai tha se i duhet të punonte pa dorëza pasiqë në spital e as në barnatore nuk kishte më.
Ai gjithashtu tha se në Codogno dhe një qytet të afërt, Casale, 14 nga 35 mjek ishin në karantinë dhe u shtruan në spital që nga 28 shkurti.
“Ne nuk ishim të përgatitur për koronavirus”, tha ai.
Vdekja e Natali u konfirmua nga një përfaqësues i Federatës Italiane, i cili tha se ai vuante nga pneumonia e dyfishtë për shkak të koronavirusit.
Paola Pedrini, sekretare rajonale në Federatë, tha për Euronews se 110 mjek nga Bergamos janë të sëmurë.
“Situata është jashtë kontrollit që nga fundi i shkurtit. Ne morëm disa maska, disa dorëza por asgjë tjetër. Një maskë që duhet të zgjasë gjysmë-ditë, këtu po zgjasin nga një javë”.
Italia njoftoi një numër rekord ditor të vdekjeve prej 475 të Mërkurën, duke e çuar numrin e të vdekurve në 2.978, me gati 36,000 raste të konfirmuara.
Shumë vende evropiane kanë luftuar të gjejnë dorëza, maska mjekësore dhe sende të tilla si sanitatori i duarve, pasi kërksa intensifikohet nga blerjet për shkak të panikut. /GazetaShneta/