Mjeku Halit Bujupi në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Hafir Shala” i është drejtuar me një letër publike kryetarit të komunës së Drenasit Ramiz Lladrovci.
Bujupi ka publikuar një fotografi ku shihet duke ndezur stufën për t’u ngrohur në QKMF, derisa i shkruan Lladrovcit se kjo gjendje është shkelje e Ligjit për Shëndetësi ku kërkohet që mjeku t’i ketë të gjitha kushtet e punës, shkruan Gazeta Shneta.
“Deshta të tregoj se mjeku nuk është i obliguar të ndez stufën dhe të kujdeset për mirëmbajtjen e objektit shëndetësor. Deshta tē tregoj që vartesit e tu e kanë shkelur ligjin e punës, ligjin e shëndetësisë dhe kontratat e punës”, ka shkruar Bujupi.
Lexoni letrën e plotë të tij:
Letër publike Ramiz Lladrovci .
I nderuar kryetar së pari të uroj zgjedhjen për herë të tretë si kryetar i Komunës së Drenasit .
Për gjendjen në shëndetësi dhe problemet e saj i kam shprehur disa herë në mënyrë publike dhe në mënyrë zyrtare .
Deshta të tregoj se mjeku nuk është i obliguar të ndez stufën dhe të kujdeset për mirëmbajtjen e objektit shëndetësor .
Deshta tē tregoj që vartesit e tu e kanë shkelur ligjin e punës, ligjin e shëndetësisë dhe kontratat e punës.
Do të kërkoja të marresh masa se unë besoj në drejtësi dhe kauzen të cilen keni ngritur gjatë tërë fushates për drejtësi dhe barazi para ligjit .
Mjeku edhe më ligj është i obliguar të i ketë të gjitha kushtet e punës konform ligjeve të Republikes së Kosovës për të cilen kanë sakrifikuar shumë breza .
Me respekt Dr Halit Bujupi