Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook Twitter Instagram
Facebook Twitter YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mjeku i njohur botëror operon pacientë në QKUK

Lajme 22/02/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Në Klinikën e Kirurgjisë Torakale të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kirurgu i njohur botëror, dr. Diego Gonzales Rivas, nën asistimin e stafit të mjekëve të QKUK-së, po kryen operacione me metoda minimale invazive.

Drejtori i Klinikës së Kirurgjisë Torakale, Saudin Maliqi, thotë se falë ndihmes vullnetare nga dr. Gonzales, po kryhen video operacione, përmes metodave minimale invazive. Sipas tij, ky mjek punon në gjithë botën dhe ka qendrën më të madhe që promovon dhe merret me këtë metodë inovatore.

“Kjo është metodë videokirurgjike që mundëson intervenim me metoda minimale invazive, do të punojmë 3 deri 4 raste, me prerje apo incizion 2 centimetra, kjo është metodë minimale invazive, pacienti të nesërmen shkon në shtëpi, ka pak dhimbje, kurse me operacion plaga hapet 15 deri 18 centrimetra” theksoi ai.

Në anën tjetër, dr. Diego, nënvizoi se kjo është hera e dytë që vjen në Kosovë dhe që operon pacientë me metodën më të avancuar.

Sipas tij, përfitimi i pacientëve dhe stafit të mjekëve është i lartë. Ai u shpreh i kënaqur me interesimin dhe potencialin profesional që po tregojnë mjekët nga Kosova.

Artikulli paraprakOda e Mjekëve shpreh ngushëllime për vdekjen e kirurgut Dr. Safet Berisha
Artikulli i rradhës Shkaktarët e gazit vaginal para ciklit menstrual

Ju sugjerojmë

Deputeti Korenica njofton për shërimin e vajzës së tij: Mrekullia jonë është Urtina

30/09/2023 Lajme

Moti për nesër

30/09/2023 Lajme

Kamberi reagon ndaj kolegëve që protestuan: Kanë humbur privilegje dhe të mësuarit në parregullsi

30/09/2023 Lajme

Vitia: Synojmë të përmirësojmë edhe më tutje kushtet e punonjësve shëndetësor

29/09/2023 Lajme

Daut Gorani thotë se kardiologët që protestuan sot janë njerëz që nuk punojnë

29/09/2023 Lajme

Jashari për Kamberin: Unë jam shkarkuar nga pozita e drejtorit sepse ai nuk u gjet në vendin e punës

29/09/2023 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Email: [email protected]

Adresa: “Mbretëresha Teutë”, PN – Prishtinë

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 48 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook Twitter Instagram YouTube
© 2023 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.