Mjeku shqiptar në Londër: U hap spitali i ri me 4 mijë ventilatorë, por ka mungesë të stafit

2020-04-06 në ora 20:01

Mjeku shqiptar në Londër Dr. Besnik Nurboja, ka treguar për gjendjen me koronavirus në Britani të Madhe dhe përgatitjet që i ka bërë Qeveria për ta përballuar eskalimin e situatës.

Nurboja tregon se si numri i të prekurve po rritet shpejt, përkundër se Britania ende qëndron mirë me shifra nëse krahasohet me vendet si Italia, Spanja apo SHBA.

Mjeku ka treguar se ushtarët britanikë e kanë përgatitur një objekt të ri për mjekim intensiv për 9 ditë ku janë vendosur 4 mijë shtretër me 4 mijë ventilator, por problemi në këtë rast është se ka mungesë të stafit mjekësor.

Nurboja ka folur edhe për gjendjen e shqiptarëve ku ka thënë se sipas informacioneve tre shqiptar janë prekur nga koronavirusi dhe një ka ndërruar jetë.

Ndiqeni intervistën e plotë për Gazeta Shneta dhe Insajderi.