Intro
- Fakulteti i Mjekësisë pranë Universitetit të Prishtinës
- Specializimi Gjinekologji, Prishtinë
- Subspecializim në endoskopi
- Femra e parë që udhëheq suksesshëm një spital gjinekologjik në Kosovë
Pozita momentale
Themeluese dhe pjesë e ‘European Clinic Kosova’
- Dr.Aida Kumnova, gjinekolog/obsteter e lindur në Gjakovë. Ajo ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë në Prishtinë me sukses të lartë, gjatë kohes se studimeve u dekorua me titullin “Studente e dalluar”. Specializimin e kreu po në Prishtinë dhe gjatë kësaj kohe u trajnua edhe në klinikën e Gjinekologjisë në Shkup.
- Menjëherë pas specializimit filloi rrugëtimi drejt njohjeve të reja në fushën e gjinekologjisë në Europë, duke filluar nga trajnimi për hysteroscopy intervenuese i mbajtur ne Modena të Italisë nga Prof. Dr. Masimo Luerti. Më pas kreu trajnimin për Laprascopy në klinikën Univeristare Gasthuisberg,Leuven në Belgjikë, udhëhequr nga Prof.Dr. Ignace Vergote. Metodat endoscopike të aplikuara në gjinekologji janë edhe subspecialiteti i saj.
- Trajnimin e radhës në Kolposcopy e përfundoi në Ascoli Piceno, Itali, të udhëhequr nga Prof Dr.Mario Peroni.
- Viteteve të fundit specializimet I ka përqëndruar në lëmin e Shëndetit Reproduktiv duke filluar në Klinikën Universitare Leuven,Belgjikë të udhëhequr nga Prof.Dr. Tomas Hodge. Pastaj më intensivisht në ,,American Hastatnesi‘’ në Stamboll,Turqi të udhehequr nga Prof.Dr. Bulen Urman!
- Qe nga viti 2007 eshte anetare e ESHRE(European Society of Reproductive Technology) ,, Shoqata Europiane e Shendetit Reproductive “, anetare e ,,Shoqates se Gjinekologeve /Obsteter te Kosoves” .
- Faza e re në rrugëtimin profesional të Dr. Aida fillon në vitin 2007, menjëherë pas specializimit, me themelimin e Ordinancës Gjinekologjike/Obstrike “Arba”, në Gjakovë. Në këtë ordinancë punoi me sukses për 10 vite, kohë gjatë të cilës punoi edhe në Spitalin Regjinal në Gjakovë dhe vazhdoi me trajnime të njëpasnjëshme me qëllim të ngritjes së vazhdueshme të edukimit në lëmin e gjinekologjisë dhe obstetrikës.
- Sot Dr.Aida bëhet e vetmja udhëheqëse femër në këtë lami duke udhëhequr Spitalin Special për Gjinekologji dhe Obstetrikë “European Clinic”, Gjakovë, i cili u themelua në vitin 2017.
Tel:
044 216020 Email:
[email protected] Mic Sokoli, Gjakovë
Postimet

Në përgjithësi, gratë shtatzëna nuk duket të kenë më shumë gjasa të sëmuren sesa të rriturit e tjerë të shëndetshëm nëse zhvillojnë koronavirusin. Shkruan:...
2020-05-06
14:14:16

Shkruan: Dr. Aida Kumnova, European Clinic Kosova Me rastin e muajit të shenjtë të Ramazanit, shumë nga ju nëna shtatzëne keni mëdyshje në lidhje...
2020-05-06
14:13:27

Gjinekologia nga Gjakova Aida Kumnova thotë se si profesioniste është përgjegjëse për mbarëvajtjen e një shtatzënie, por megjithatë nuk mund t’i vërejnë të gjitha...
2020-05-06
14:10:58
Pyet i pari!