Dr. Arbërore Koshi
Biokimi Klinike 

Intro 

  • Fakulteti i Mjekësisë pranë Universitetit të Prishtinës
  • Specializimi Biokimi Klinike, Prishtinë
  • Themeluese e Laboratorit Biokimik Hematologjik ‘Ndriçimi’

 

Pozita momentale 

Themeluese dhe pjesë e ‘European Clinic Kosova’ 

  • Dr. Arbërore Koshi, specialiste e e Biokimisë Klinike, e lindur në Gjakovë.
  • Shkollimin e mesëm e kreu në Gjakovë, ndërsa Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë me sukses shumë të mirë. Specializimin e kreu në Prishtinë në Institutin e Biokimisë Klinike me sukses të lartë. Gjatë specializimit në vitet 2004-2005, kreu shumë trajnime në Institutin e Biokimisë Klinike në Shkup si dhe në klinikat tjera, si të Gjinekologjisë (u trajnua në aparatura të ndryshme për punimin e hormoneve, tumormarkerëve etj.), klinikën e Pediatrisë (analiza specifike për fëmijë, klori në djersë etj.), klinikën e Neurologjisë, Infektivës etj.
  • Pas përfundimit të specializimit filloi punën në IMPK si biokimiste klinike.
  • Në vitin 2006 themeloi Laboratorin Biokimik Hematologjik “Ndriçimi”, me çfarë ishte një nxitje e re punës së saj. Përveç shumë parametrave që punoheshin në laborator, si subtratet, enzimat, hormonet, tumormarkerët etj., ajo filloi trajnimet e reja në Tiranë për punimin e testeve alergjene, helicobacter pylori, me çka ishte ndër laboratoret e para në Kosovë ku punoheshin këto teste.
  • Pas 10 viteve punë të palodhshme, u hap laboratori i dytë  në kuadër të spitalit “European Clinic”, i cili funksionon që 3 vite nën udhëheqjen e saj.
  • Trajnimet e radhës ishin poashtu jashtë vendit, në Double/Triple test, që ishin të domosdoshme për spitalin e ri.
  • Ka ndjekur edhe shumë trajnime tjera në qendrat e ndryshme evropiane si në  Paris, Berlin,Viena, Milano, Stamboll etj.
Tel:
044 906585
Social:

Mic Sokoli, Gjakova

Pyeja e juaj është ruajtur dhe do të shfaqet posa të ketë përgjigje.

Pyet i pari!