Prof. Dr. Luljeta Neziri-Ahmetaj
Alergologe/Imunologe

– Prof. Luljet Neziri-Ahmetaj është specialiste e Alergologjisë dhe Imunologjisë. Neziri-Ahmetaj punon profesoreshë në Universitetin e Prishtinës – Fakulteti i Mjekësisë, në Qendrën Klinike Universitare si specialist e alergo-imunologjisë si dhe në ordinancën “Alergji Astma Ylli” në Prishtinë.

– Prof. Luljeta Ahmetaj ka përfunduar Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës në vitin 1992 me notë mesatare 9.67.

 

– Në Universitetin e Tiranës – Fakulteti i Mjekësisë, Neziri-Ahmetaj ka fituar titullin specialiste e Alergologjisë dhe Imunologjisë në vitin 1998.

 

– Ndërsa ka diplomuar në Mastër në Universitetin e Prishtinës në vitin 2006 me temën ‘Aspirin induced asthma incidence in patients diagnosed at Prishtina University Hospital Center”.

 

Në vitin 2015 në Universitetin e Sarajevës – Fakulteti i Mjekësisë, Prof. Luljeta Neziri-Ahmetaj ka fituar titullin Doktor i Shkencave Mjekësore me temën “Frequency and Intensity of bronchial hyperreactivity  during influenza like illnes in  patients ëith allergic asthma on specific immunotherapy”.

 

– Neziri-Ahmetaj është themeluese e Asociacionit Kosovar për Alergji Astma dhe Imunologji në vitin 2014.

 

– Profesoresha është autore e shumë punimeve shkencore në disa revista shkencore, si dhe pjesëmarrëse në shumë kongrese.

Tel:
044309306
Email:
Social:

Rr."Tivari" nr.43 te Permendorja e deshmoreve-Lagjja e Muhaxhereve Pristina, Kosovo 10000

Pyeja e juaj është ruajtur dhe do të shfaqet posa të ketë përgjigje.

Pyet i pari!

Postimet