Stafi Drejtues Mjekësor i Laboratorit Cambridge
PhD. Dr. Albana Daka (Priftaj) - Specialiste e Nutricionit

Cambridge Clinical Laboratories në Kosovë dhe Shqipëri, janë degët e Cambridge Clinical Laboratories UK, një nga laboratorët më të dedikuar ndaj cilësisë dhe inovacionit në botë, me qendër në Mbretërinë e Bashkuar.

“Të përkushtuar ndaj cilësisë.

Të përkushtuar ndaj jush!”

Ky slogan është synimi i secilit prej antarëve të CCL.

Ne i vlerësojmë njerëzit më të cilët punojmë, si themelin e suksesit tonë në diagnostikë.

Kjo fillon që nga Bordi drejtues mjekësor i CCL, të cilet janë të gjithë mjek të suksesshëm, me integritet dhe që duan të bëjnë diferencën në punën e tyre.  Ne jemi të dedikuar në zhvillimin e vazhdueshëm profesional të specialistëve tanë, duke e mbështetur këtë me trajnime dhe konferenca. Kjo në mënyrë që ne gjithmonë të sjellim teknologjitë dhe metodat më të reja mjekësore tek pacientët tanë.

PhD. Dr. Albana Daka (Priftaj) – Specialiste e Nutricionit

Drejtore e rrjetit ALNET dhe Poliklinikave Diagnostike

Pedagoge ne Departamentin e Kimise Klinike ne Universitetin e Tiranes Shtatori 2009 -2015

Specialiste e Nutricionit Klinik / Intoleranca Ushqimore ne CCL

Edukimi

– Universiteti i Mjekesise ne Tirane, ne periudhen 1995-2001.

– Specializim ne kimine klinike dhe hematologji ne QSUT ne periudhen 2003-2006.

– Shtator 2006-Shtator 2007 rezidente prane departamentit te mikrobiologjise klinike ne Universitetin Fatih Ankara –Turqi.

– Shtator 2006-Dhjetor 2006 ne Roche Diagnostics & Biomeriuex dgs.trajnim per kalibrimin dhe kontrollin e specializuar per instrumentat, Ankara Turqi.

– Maj 2010-Qershor 2010 ne  Acibadem Labmed Stamboll-Turqi per procedurat e para-vleresimit dhe vleresimit per per akreditimin e laboratoreve klinike ISO 18159.

– Qershor 2010 trajnim i shkurter per menaxhimin e infeksioneve spitalore  Salzburg –Austri.

– Ne nentor 2009 filloi procesi i doktoratures PhD ne studimin e  “Vlerat e biomarkerave ne preeklamsi”

– Janar  2012 – Shkurt 2013 Intolerancat ushqimore dhe ushqyerja ne femijet autike dhe njerezit normale nga Akademia e Nutricionit Klinik , Rome-Itali

Publikime shkencore

– Rendesia e trajtimit te hershem me acid tranexamic ne pacientet me trauma:

Nje analize shpjeguese e CRASH-2 trial i kontrolluar i randomizuar pjese e grupit mjekesor Shqiptar ne kete program qe nga viti 2009.

– Bilirubina , profili lipoproteinik dhe zakoni i duhanpirjes ne pacientet me semundje te arteries koronare BCLF 2004.

– Hemoglobinopatia ne popullaten shqiptare (Buletini i shkencave mjeksore-tetor 2009, pjese e Universitetit te Tiranes)

– Vleresimi i metabolizimit te fosforit dhe kalciumit ne pacientet e hemodializes,BCLF 2010

– Vlera e Rose-Bengale,ElisaIgM,IgG,dhe Wright ne Brucelen e diagnozes Endocarditis,BCLF2010

– Rendesia e biomarkerave te rinj ne preeklampsi-mbledhja e gjashte IASH,Prishtine,Kosove

– Diagnoza dhe trajtimi ne kondilomen perianale. Konferenca kombetare e infeksioneve seksualisht te transmetueshme- Dhjetor,2011

– Rendesia e monitorimit laboratorik te funksionit te tiroideve tek neonatet- Buletini i shkencave  mjekesore-Dhjetor 2011

– Diagnoza e re laboratorike ne preeklampsi- Buletini i shkencave mjekesore- Janar,2012

Tel:
038776757
Social:

Pyeja e juaj është ruajtur dhe do të shfaqet posa të ketë përgjigje.

Pyet i pari!