Modelja e njohur flet hapur për depresionin që përjetoi pas lindjes

2017-03-30 në ora 16:59

Chrissy Teigen, modelja e njohur dhe gruaja e këngëtarit John Legend zbulon shokun e depresioni ‘post-partum’ pas lindjes pas një shtatzënie të lumtur

Ajo nuk është as e para e as e fundit – Chrissy Teigen flet hapur për zhvillimin e depresionit ‘post- partum’ pas lindjes së vajzës së saj Lunës, e lindur në prillin e kaluar, transmeton Gazeta Shneta.

Chrissy e ka përmendur edhe më përpara këtë temë duke e diskutuar jetën në emisionin “The Today Show”, ku ka zbuluar se jeta ka qenë shumë ndryshe pas lindjes dhe gëzimi i shtatzënisë nuk e ka përcjellë më.

Image result for Chrissy Teigen pregnant

Ajo ka treguar se 3 ne 10 femra në Mbretërinë e Bashkuar vuan nga depresioni ‘post-partum’. Në një intervistë për Glamour ajo ka thënë:

Unë nuk e dija se çka mund të më ndodhte. Unë kam një jetë të mirë. Kam ndihmë të madhe nga John, nëna ime që jeton me ne dhe nga një dado. Por ‘postpartim’ nuk më diskriminoi.

Nuk mund ta kontrolloja. E kjo është arsyeja se pse nuk isha në gjendje të flisja hapur: ndihesha egoiste, e bezdisur dhe vet fakti që duhet të tregoja se unë ‘po vuaj’ nga dicka më bëntë të ndihem keq. Ndonjëherë prapë ndihem ashtu.”

Hapurazi ajo e ka ndarë ngjarjen me publikun se për dy muaj ajo a përdorur anti-depresantë dhe do të fillojë me terapi – tretman që besohet se do t’i ndihmojë dhe do t’i thyej barrierat për ta parë si teme tabu.

Image result for Chrissy Teigen baby

Ajo vazhdoi të tregojë: “Une po flas hapurazi pasi dua që njerëzit ta dijnë se kjo mund t’i ndodh cdokujt dhe une nuk dua që njerëzit që kalojnë nëpër këtë lloj të depresionit të ndihen të vetmuar. Unë as nuk dua të bëhëm thuajse di gjithcka mbi depresionin e ‘postpartum’, sepse kjo mund të manifestohet në mënyra të ndryshme tek personat e ndryshëm. Por një gjë e di sigurtë – për mua – fakti që po flas hapurazi po më ndihmon shumë.”

Ajo gjithash deshi ta bëjë të qartë se gratë tjera që vuajnë nga ky lloj i depresionit mund ta ndërrojnë mendjen, “Si cdo kush që kalon në PPD apo pa kaluar në të, duhet ta dini që edhe unë kaloj ditë shumë të mira dhe shumë të këqija. Ditët që ishin të gjitha të mijat, s’janë më.”  /Gazeta Shneta/