Eshtë një hap larg divorcit edhe pse po pret fëmijën e dytë të burrit të saj. Kjo është modelja e njohur shqiptare nga Mali i Zi, Emina Çunmulaj e cila është e martuar me miliarderin iranian Sam Nazarian.
Ata janë duke pritur fëmijën e tyre të dytë pasi më parë kishin sjellur në jetë vajzën e tyre Ella. Emina kishte vazhduar të publikonte fotografi të mira dhe jo shumë të mira nga përjetimet e saj me shtatzëninë e fundit.
Gjithçka filloj me dëshirën e saj për të ndryshuar modelin e flokëve, për t’i shkurtuar ato. Përveç fansave një gjë të tillë nuk e ka miratuar as bashkëshorti i saj i cili i kishte thënë se nëse do t’a bënte, ai do t’i kërkonte divorcin.
Modelja ka publikuar një foto nga biseda e tyre dhe është shprehur se nuk është fare e thjeshtë që të bindë partnerin e saj. Mbetet të shihet nëse Emina do të jetë mjaft e guximshme sa të shkurtojë flokët. / Gazeta Shneta