Moderna ka përfunduar aplikimin për një miratim të plotë rregullator të vaksinës Covid-19 tek personat e moshës 18 vjeç e sipër, njofton kompania.
Reuters raporton se zyrtarët shëndetësorë amerikanë presin miratimin e plotë për vaksinat Covid-19 për të ndihmuar në mëdyshjet e skeptikëve rreth vaksinës dhe për të nxitur më shumë qeverinë shtetërore dhe lokale, si dhe punëdhënësit privatë, drejt vaksinimit.
Vakina Moderna, është e zhvilluar me të njëjtën teknologji ARNm si ajo e Pfizer/BioNTech, e cila nxit trupin e njeriut të prodhoj një proteinë që është pjesë e patogjenit Covid, duke shkaktuar një përgjigje imune.
Reuters raporton se aplikimi i përfunduar rreth vaksinës Moderna përfshin të dhëna nga një studim i fazës së vonshme që tregoi 93% efikasitet të vaksinës deri në gjashtë muaj pas administrimit të dozës së dytë, tha kompania në një deklaratë.
Deri më tani, kompania ka dhënë më shumë se 300 milion doza të vaksinës në qeverinë amerikane. /Gazeta Shneta/