Një video emocionale kur i dashuri i propozon martesë partnerës së tij vetëm pak çaste pas lindjes, është duke u bërë virale në botën e internetit, e cila tashmë ka arritur mbi 12 milionë shikime.
Videoja shfaq momentin kur mamitë i dorëzojnë Alizah Rodriguez, të porsalindurin e saj, Ezrah së bashku me një shënim nga i dashuri i saj, Devontae Gonzalez, transmeton Gazeta Shneta.
Mamaja e zhytur në emocione shihet duke afruar në gjoks foshnjen përpara se ta shihte letrën. Në letër shkruhet “Përshëndetje mami! Jam shumë e lumtur të jem me ty.”