Ndjenja kur fëmija fillon të godasë brenda barkut për herë të parë është një moment i veçantë për nënat.
Por si do të ndiheshit nëse këta shkelma do të ishin më shumë se vetëm një rrahje e lehtë dhe mund ta shihje këmbën e foshnjës që dilte nga stomaku yt?
Kjo është pikërisht ajo që ndodhi me një mami shtatzënë që arriti të kapte pamjen e pazakontë duke e filmuar më pas, raportoi “Mirror”, transmeton Periskopi.
Pas disa goditjeve të vogla, fëmija duket se po shkakton një fryrje të madhe të stomakut.
Ndërsa mamaja që shfaqet në video duket e qetë, duke shijuar në mënyrë të qartë një nga takimet e para me fëmijën e saj, të tjerët e kanë gjetur atë më pak të këndshëm.
Kur video u postua në internet, disa e krahasuan ngërçin e fryrë me skena nga filmi horror ‘Fantasy Alien’, kur një krijesë nga hapësira e jashtme shpërthen nga stomaku i një personazhi të filmit.
Disa e gjetën këtë video shqetësuese, ndërsa të tjerët u mahnitën nga mrekullia e shtatzënisë dhe u kujtuan për përvojat e tyre.
Nuk dihet kur apo ku u xhirua kjo video.