Tërmeti i mëngjesit të sotëm në Shqipëri ka lënë pasoja të rënda, duke shkaktuar vdekjen e 15 personave dhe lëndimin e qindra të tjerëve.
Pamje të dhimbshme po vijnë nga qytetet si Durrësi, Kurbini dhe Thumana ku dëmet janë më të mëdha.
Këto pamje tronditëse tregojnë edhe momentin kur mamaja e vogëlushes Ariela mëson se e bija 5-vjeçare ka humbur jetën. Vogëlushja u nxor e pajetë nga rrënojat bashkë me gjyshen në Thumanë.