Fëmijët e fshatit i panë këmbët e vogla të bebes të cilën e kishin futur në një qese dhe e kishin varrosur të gjallë.
Fëmijët i lajmëruan menjëherë të afërmit e tyre për beben dhe ata erdhën për ta zhvarrosur, transmeton Gazeta Shneta.
Bebja, e cila mendohet të jetë varrosu pas 6 orësh jetë, mrekullisht mbijetoi, ndonëse ishte mbuluar me dhe.
Foshnja tani gjendet në një spital në shteti Odisha të Indisë.
Zona ku ka ndodhur ky rast është një rajon i varfër dhe sipas traditës, nga nënat kërkohet që të lindin djem.
Policia tha se foshnja u braktis për shkak të gjinisë, ose ndoshta nëna kishte mbetur shtatzënë pa kurorë. /Gazeta Shneta/