Një nënë e pesë fëmijëve vdiq nga kanceri i gjirit pasi u tha se gungat që u ishin shkaktuar nga të ushqyerit me gji, ju ishin shndërruar në kancer.
Mamaja e saj, Janet Willoughby tani është duke i paralajmëruar të tjerët që t’i japin vëmendje këtyre shenjave.
Janet, 54, tha se vajza e saj, Melanie Bray, nuk ishte diagnostikuar me kancerin e gjirit derisa ishte tepër vonë, pavarësisht këmbënguljes së saj se kishte “më shumë” për grumbullimet që kishte gjetur, transmeton Gazeta Shneta.
Mamaja e pesë fëmijëve, Melanie, 33 vjeç, gjeti një gungë në gjoks kur ishte vetëm 27 vjeç, por u tha se ishte shumë e re për ta pasur këtë sëmundje, sipas Janet.
Sipas të përditshmes ‘The Sun‘, Ajo vizitoi Qendrën e Mermaid, një qendër e specializuar për kujdesin e gjirit në Spitalin Mbretëror Cornwall dy herë më 2010-tën, përpara diagnostikimit të saj në Maj të vitit 2013.
Janet pohon se në vizitat fillestare vajzës i ishte thënë se nuk mund të ishte kancer sepse nuk kishte histori familjare të sëmundjes dhe se gungat nuk përbënin rrezik.
Melanie vdiq në Mars të këtij viti.
Janet, e cila tani kujdeset për katër vajzat dhe të birin e Melanie në Camborne, Cornwall, tha: “Ajo nuk ishte personi i cili i shpërfillte gjërat dhe shkoi direkt te GP, dhe iu referua Qendrës së Mermaid.”/Gazeta Shneta/