Të gjithë ju që keni kopsht në shtëpinë tuaj të çfarëdo lloji, është e pamundur mos ta keni hasur këtë lloj bari, i cili shfaqet herë pas herë pa mbjelljen tuaj. Dhe, padyshim që e keni larguar në momentin e parë që e keni parë, por keni bërë një gabim të madh. Përse është gabim ta këpusni atë?
Kjo barishtë quhet Purslane, dhe është mëse e shëndetshme për të gjithë ju, të cilën mund ta përdorni si mjekues të shumë problemeve shëndetësore.
Besojeni apo jo, studiuesit e botanikës, tregojnë se kjo barishtë është e stërmbushur me minerale dhe vitamina, të cilat në mënyrë natyrale forcojnë shëndetin tuaj. Madje, ajo mbronë edhe eshtrat tuaja për shkak të përqëndrimit të lartë të kalciumit dhe hekurit, shkruan Gazeta Shneta.
Kjo barishtë e quajtur purslane, ka jetëgjatësi për më shumë se 25 vite. Ndërsa të mirat që mund t’i merrni nga ajo, janë sasia e madhe e vitaminës A, e cila gjendet me përqëndrim më të lartë se në çdo bimë tjetër të gjelbërt.
Përmbanë acide të ngopura Omega-3, parandalon sulmet në tru, sëmundjet e zemrës, çrregullimet në zhvillimin e fëmijëve, autizmin, ADHD, dhe shumë benefite të tjera.
Në qoftë se e merrni në konsideratë për ta futur në menynë tuaj, purislame, mund të zëvendësohet me spanaqin, dhe jo vetëm. Këtë barishtë mund ta përdorni në receta të ndryshme si sallata, sandëich, etj., dhe njëkohësisht t’i shijoni përmbajtjen me proteina, që rrit nivelin e energjisë në trupin tuaj. /Gazeta Shneta/