Edhe pse për shumë gra është një shpëtim i vërtetë, nuk do të thotë që në të mund të lahet pikërisht çdo enë, shkruan revista Kosovarja.
Pavarësisht se disa rregulla mund t’i gjeni tek instruksionet që vijnë me enëlarësen, por disa të tjera sigurisht që nuk i keni ditur.
Kujdes me enët që kanë dizajn nga akriliku apo numra të shënuar, si p.sh në gota, me që me kohën do të fshihen nga temperaturat e larta. Po ashtu, duhet të keni kujdes me enët e mëdha, sepse ato mund ta ndalin procesin e shpëlarjes së enëve.
Duhet të bëni kujdes edhe me plastikën pavarësisht se prodhuesi garanton se e përballon temperaturën e lartë.
Po ashtu, tenxheret “express” mos i futni asnjëherë, me që në disa vende të tyre nëse depërton detergjenti, nuk mund t’iu hiqet. Këshilla që aspak nuk duhet ta anashkaloni është edhe kjo për thika, me që thikat mund ta dëmtojnë rëndë enëlarësen, andaj kujdes me pozicionet që i vendosni, sidomos ato që janë të mëdha.