Mos i injoroni infeksionet e fytit, ja çfarë i ndodhi kësaj vajze! (Foto +16)

2017-04-10 në ora 17:04

Nëse ju mendoni që dhembja e fytit nuk është diçka serioze dhe që është kaluese, ju gaboheni! Jo çdo herë infeksionet e fytit janë të rrezikshme, por ekzistojnë edhe ato raste që një kollitje që ju ju duket e thjeshtë, të jetë sëmundje fatale.

E njëjta gjë ndodhi me tinejxheren Shelby Smith, e cila për një kohë kishte infeksion në fyt dhe kollitje; ajo nuk i kushtoi shumë rëndësi duke menduar se do t’i kalonte, por ajo kollitje gati sa nuk i kushtoi jetën asaj dhe tani ajo ndjehet me fat që është gjallë, transmeton origjinale.net

“ Unë fillova të dridhesha dhe buzët e mia filluan të bëheshin blu” pohoi Shelby Smith.Ajo me javë të tëra kishte një ngacmim në fyt. Ajo injoroi atë me mendimin se do t’i kalonte me kohë. Ky vendim gati sa nuk i’a mori jetën.

“Nuk e dija që do të kaloja shok septik.”Smith kishte një infeksion të rrallë të një bakterie e cila paraqitej në formën e ngacmimit në fyt dhe që nuk ishte lehtë të zbulohej. Ajo menjiherë u shtrua në spital; mjekët bënë çmos për të shpëtuar atë dhe i’a arritën qëllimit, por si pasojë ajo humbi 4 gishta të dorës së djathtë dhe 2 gishta të këmbës së majtë.Edhe pse humbi gishtat e saj, ajo prap ndjehet e lumtur që është gjallë.