Të dhënat e reja tregojnë se rituali i shuarjes së qirinjve e lë ëmbëlsirën të mbushur me baktere.
Një ekip studiuesish në Universitetin Klemson në Karolinën e Jugut zbuloi se fryerja e qirinjve rrit bakteret në tortë, me një shansë prej 1,400 përqind, transmeton Gazeta Shneta.
Dr Paul Dawson, një profesor në universitet, e kreu studimin me një grup studentësh të tij universitar për t’i bërë ata të mendonin për sigurinë e ushqimit.
Ai zakonisht shikon gjëra të tilla si rregullat e pesë sekondave ose rrezikun e ndarjes së ushqimit, por tha se ai mori idenë për këtë studim nga përvoja e tij personale si një baba.
“Kam marrë idenë nga vajza ime në një bisedë darke me rastin kur unë po e shpjegoja projektin,” tha ai për Daily Mail Online.
Ai po preferon që të mos vendosen fare qirinjtë në tortë, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të fëmijës./Gazeta Shneta/