Mos i lini bebet të qajnë shumë gjatë, rrezikoni shëndetin e tyre

2017-07-21 në ora 15:42

Megjithëse komunikimi i vetëm të cilin bebet din ta bëjn me nënën është e qajtura, shpesh herë ky komunikim bëhet i tepërt pas disa netësh pa gjumë.

Shumë prind e praktikojnë zakonin t’i lën bebet të qajnë, derisa të stërlodhen dhe të flen vet. Por, a është kjo një zgjidhje e shëndetshme apo e dëmshme për ta praktikuar çdo herë?
Nëse e lini beben të qaj derisa ta zë gjumi, është tejet e rrezikshme për të! Injorimi ndaj tyre për orë të tëra shkakton stresin, bazuar në studimin më të ri të shkenctarëve neurobiolog.
Hormoni i stresit në organizëm, i njohur si Kortisol, lirohet në rastet kur bebja qanë gjatë një periudhe të gjatë, dhe kjo gjë është mëse e dëmshme për trurin e tij/saj.

Ka një dallim në mes të qajturës normale apo të rregullt, me të qajturën e stresuar. Kjo e qajtur arrihet kur prindërit e lejojnë beben të tejkaloj edhe dënesen, me mendimin se po e trajnonë beben të ndalet dhe të gjej ngushëllimi pa ndihmën e tyre. Një veprim i tillë për një kohë të gjatë, mund të shfaq shenjat e para edhe vite më vonë, kur fëmiju të jetë i rritur, dhe t’i zhvillohet ankthi në trurin e tij/saj, shkruan Lovely Baby, transmeton Gazeta Shneta.

T’i përgjigjeni të qarës së bebes tuaj, nuk ka asnjë të keqe. Thjeshtë me anë të një përgjigjje me anë të përqafimit dhe ledhatimit, i ofroni asaj/tij siguri dhe ndjesinë e dashurisë. Me këso lloj sjelljesh, jo vetëm se bebja tejkalon të qajturën, por edhe rriten më të rehatshëm, gjë që nënkupton jeta e tyre do të jetë më e lumtur dhe më aktive. /Gazeta Shneta/