Marrja e antibiotikëve të zakonshëm gjatë shtatzënisë mund të rrisë mundësinë e defekteve të lindjes, paralajmëron kërkime të mëdha.
Edhe pse shkencëtarët pohojnë se rreziku është i vogël, vetëm tre barna të studiuara nuk ishin të asociuara me këto lidhje raporton Daily Mail, transmeton Gazeta Shneta.
Ekspertët sugjeruan se gjetjet ishin shqetësuese, duke marrë parasysh se sa nënat shtatzëna goditen me infeksione.
Ekipi kanadez po u kërkon mjekëve të marrin në konsideratë përshkrimin e recetave të antibiotikëve kur trajtojnë nënat shtatzëna me infeksione.
Autori i kryesor, Dr Anick Bérard, nga Universiteti i Montrealit tha: ‘Infeksionet gjatë shtatzënisë janë të shpeshta dhe duhet të trajtohen, natyrisht.”
“Megjithatë, studimi ynë thekson mundësitë më të sigurta për trajtimin e infeksioneve, veçanërisht infeksionet e traktit urinar ose infeksionet pulmonare, të paktën gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë.”
Mjekët më herët kanë theksuar se është e rrezikshme që infeksionet të mos trajtohen, sidomos tek gratë shtatzëna që kanë një sistem imunitar të dobët.
Por disa nga antibiotikët nuk përmbajnë rreziqe të tilla, ose vetëm paralajmrojnë që nuk duhet të merren në doza të larta./Gazeta Shneta/