Një nënë nga Austini i Teksasit ka ndarë publikisht një ditar fotosh pas hasjes së një forme të rrallë të kancerit të lëkurës, të cilën ajo e mohoi për ndryshime hormonale gjatë shtatzënisë.
Bethany Greenway, 39 vjeç, u la “e shpërfytyruar” pasi ajo neglizhoi një pikë të errët në ballin e saj që ju shfaq kur ajo ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, më 2014.
Mjekët i thanë asaj se ishte një shenjë normale, ndërkohë që ajo supozohet se u shfaq si rezultat i hormoneve të shtatzënisë.
Deri në 18 muaj më vonë nuk u zhvilluan simptoma të mëtejshme.
Kur një gjëndje e dhimbshme u shfaq në të njëjtin vend, ajo kërkoi këshilla mjekësore dhe një biopsi zbuloi se ajo kishte fazën 3a melanoma desmoplastike. Mjekët me shpejtësi hoqën pikën e zezë duke përdorur një graft lëkure për të mbuluar zonën e prekur që i la Bethany-t një shenjë të madhe.
Kjo u pasua nga imunoterapia dhe 30 raunde rrezatimi, të cilat u zhvilluan në Mars.
“Lëkura ime ishte e mbuluar me plagë, humba aftësinë time për të shijuar ushqimin, zëri im ishte i zymtë, në javën e tretë flokët filluan të më binin në zonën e trajtuar. Në kohën kur bëhej trajtimi, kisha humbur rreth 18 kilogram.”, tregon ajo.
“Arsyeja përse zgjodha të dalë publikisht dhe të flas rreth kësaj gjendjeje është që t’i parandalojë të tjerët që mos ta përjetojnë të njejtën gjë.”, përfundoj ajo.
Ajo këshilloi edhe se, nëse shihni ndonjë shenjë të pazakontë gjatë shtatzënisë ta vizitoni dermatologun menjëherë./Gazeta Shneta/