Përkundja e fëmijëve përderisa ato janë në krevat, beshik apo edhe karrocë mund të qetësojnë të qarat e fëmijëve në moment, por nuk i lejojnë ato që të flenë ashtu siç duhet.
Përkundja e fëmijës gjatë vënies në gjumë nuk lejon që fëmija të bjerë në gjumë të thellë, e për këtë arsye nuk do të relaksohet sa ka nevojë.
Nga ana tjetër, nëse fëmija mësohet në këtë formë, nuk do të flejë në asnjë mënyrë tjetër dhe kjo mund të bëhet shqetësuese, gati e pamundur për prindin.
I vetmi rast kur këshillohet tundja
Nga ana tjetër pediatri këshillon që fëmija të tundet, vetëm pasi i ka dalë gjumi i shqetësuar. Atëherë tundja do të shërbejë që fëmija të qetësohet dhe të bëjë bëjë një gjumë cilësor./pernenat.al/