Me përparimet mjekësore dhe ndryshimet në sjellje dhe marrëdhënie, gratë sot mund të kenë fëmijë në moshat që dikur konsideroheshin të rrezikshme. Të mbetesh shtatzënë pas moshës 30 vjeç, në fakt, mund të oftojnë stimuj shtesë pasi zbulimi i fundit tregon se gestacioni mund të ndikojë potencialisht në inteligjencën e fëmijës.
Studiuesit analizuan të dhënat nga një studim që monitoronin zhvillimin e 18, 000 fëmijëve briatnikë për një periudhë të gjatë kohore për të përcaktuar efektin e moshës së nënës në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës, transmeton Gazeta Shneta.
Sipas hulumtimit, të tridhjetat konsiderohen mosha ideale për të mbetur shtatzënë. Studimi tregoi se foshnjat e lindura nga gratë në të tridhjetat e tyre kanë më shumë gjasa të jenë të zgjuar sesa ato të lindura tek gratë në vitet e 20-ta dhe 40-ta.
Për më tepër, gratë që janë nëna për herë të parë në vitet e 30-ta kanë tendencë të jenë më të arsimuara, kanë të ardhura më të larta financiare, kanë më shumë të ngjarë të kenë marrëdhënie të qëndrueshme, stile jetese më të shëndetshme, kërkojnë kujdes të hershëm paralindjes dhe kanë planifikuar shtatzaninë./GazetaShneta/