Ditët e fundit të muajit shkurt priten të shoqërohen me mot të butë, kthjellime dhe me diell.
Temperaturat minimale do të jenë nga -1C deri në 2C, kurse maksimalet nga 13C deri në 16C shkruan PrishtinaWeather, transmeton GazetaShneta.
“22.02 – Butë, kthjellët dhe me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull dhe ngrica të lehta.
23.02 – Në mëngjes në ultësira mundësi për mjegull ose mjegullinë. Ditën ngrohtë, me kthjellime dhe diell.
24.02 – Butë, kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave me mundësi për mjegull/mjegullinë.
25.02 – Pas mëngjesit me mjegull përgjatë ultësirave, ditën mot i butë dhe kryesisht me diell.
26.02 – Më ngrohtë, kryesisht me diell. Në mëngjes përgjatë ultësirave mjegull.”, thuhet në njoftimin e fundit./GazetaShneta/