Fillimi i javës së ardhshme pritet të jetë i ftohtë dhe me reshje bore, kurse pas ditës së mërkurë temperaturat priten të pësojnë rritje.
Temperaturat minimale priten të jenë deri në -2C, të enjten, kurse maksimalet gradualisht shënojnë rritje nga 0C, të hënën, deri në 9C ditën e premte shkruan Prishtina Weather, transmeton GazetaShneta.
“15.02 – Shumë ftohtë, me erë pasdite. Pjesërisht vranët me mundësi për ndonjë rrebesh të dobëta bore. Në mbrëmje kthjellime.
16.02 – Në mëngjes shumë ftohtë. Ditën kryesisht me diell, herë herë me vransira kalimtare.
17.02 – Kryesisht me diell. Në mëngjes mbetet ftohtë. Në mbrëmje vransirat do të shtohen, aty këtu me mundësi për ndonjë rrebesh të dobët bore.
18.02 – Paradite pjesërisht vranët, ditën kryesisht me diell.
19.02 – Pjesërisht vranët, por me intervale më të gjata me diell gjatë ditës.”, thuhet në njoftim./GazetaShneta/