Java e fundit e muajit dhjetor pritet të shoqërohet me mot të butë dhe të ndryshueshëm; vransëria, intervale me diell, reshje shiu dhe në vise malore edhe borë.
Ndërkohë, temperaturat minimale do të rriten nga 0C deri në 5C, kurse maksimale nga 8C deri në 12C shkruan PrishtinaWeather, transmeton GazetaShneta.
“28.12 – Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull/mjegullinë. Ditën pjesërisht vranët dhe intervale më të gjata me diell. Në perëndim të vendit reshje të dobëta shiu, që më vonë gjatë natës priten edhe në pjesë tjera.
29.12 – Më butë, me vransira dhe diell. Herë herë priten edhe mundësi për reshje lokale shiu.
30.12 – Butë, vransira dhe intervale më të gjata me diell gjatë ditës. Vende-vende me mundësi për reshje lokale shiu, kryesisht nga perëndimi i vendit. Në vise malore me borë.
31.12 – Mot i butë. Fillimisht në mëngjes me reshje të dobëta shiu. Ditën vransirat shpërndahen, e në mbrëmje me kthjellime.
1.01 – Kryesisht kthjellët dhe me diell”, thuhet në njoftim./GazetaShneta/