Moti në fundjavë pritet të jetë mjaft dinamik me reshje shiu, që në perëndim të vendit mund të jenë intensive.
Ndërkohë, temperaturat minimale priten të jenë të larta, kurse javën tjetër pritet të ketë rënie të tyre shkruan Prishtina Weather, transmeton GazetaShneta.
“23.01 – Kryesisht me vransira dhe erë. Ditën edhe intervale me diell. Pasdite dhe në mbrëmje me reshje lokale shiu. Në vise malore me reshje bore.
24.01 – Kryesisht me vransira dhe erë. Në perëndim të vendit me reshje shiu të cilat më vonë do të jenë më intensive, e pasdite dhe në mbrëmje reshje lokale shiu shtrihen edhe në pjesët tjera të vendit. Në vise malore reshjet e borës do të bien me intensitet mesatar.”, thuhet në njoftim./GazetaShneta/