Mot i kthjellët gjatë ditës, në mbrëmje edhe shi

2017-04-18 në ora 07:30

Për sot moti do të jetë kryesisht i kthjellët dhe i butë gjatë ditës, kurse në mbrëmje priten reshje shiu.

Ndërsa të mërkurën pritet të ketë përkeqësim të motit, vranësira me reshje shiu të cilat mund të përzihen edhe me borë. Ndërsa në viset malore priten vetëm reshje bore, njofton Prishtina Weather.

Mot i ftohtë do të mbajë edhe ditën e premte, vende-vende me reshje të dobëta shiu, që në mëngjes do të përzien edhe me borë.

“Temperaturat do të pësojnë rënie të theksuar nën vlera mesatare në të dy ekstremet për këtë periudhë kohore. Minimalet do të zbresin nga 5C deri në -1C, e ato maksimale të hënën do të zbresin në 11C, për t’u rritur në 15C, të martën, e nga e mërkura do të zbresin në 9C deri 5C, të premten. Në vise malore minimalet do të zbresin edhe deri në -8C.

Era do të fryejë mesatarisht e fuqishme nga veriu 4-10m/s. Shtypja atmosferike gradualsiht do të pësojë rënie nën vlera normale”, sipas raportit të Prishtina Weather. /Gazeta Shneta/