Java e ardhshme pritet të jetë kryesisht me diell; në mëngjes me ngrica, kurse në ultësira me mjegulla.
Temperatura minimale pritet të lëviz nga -2C deri në 1C, ndërsa temperaturat maksimale priten të shënojnë një rritje nga 5C deri në 9C njofton PrishtinaWeather, transmeton GazetaShneta.
“14.12 – Kryesisht me vransira, ditën edhe me intervale me diell. Në mbrëmje priten edhe kthjellime.
15.12 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica, viseve të ulëta mjegull/vransira të ulëta, që vende-vende mund të mbeten më gjatë edhe pasdite.
16.12 – Kryesisht me vransira. Në mëngjes ngrica, përgjatë viseve të ulëta mjegull/vransira të ulëta, që vende-vende mbetene edhe pas mesditës.
17.12 – Kryesisht me diell. Orëve të mëngjesit ngrica, e nëpër vise të ulëta mjegull/vransira të ulëta, të cilat vende-vende mbeten edhe gjatë ditës.
18.12 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica, përgjatë ultësirave mundësi për mjegull ose vransira të ulëta. Vende-vende mjegulla mund të mbetet edhe përgjatë ditës.”, thuhet në njoftim./GazetaShneta/