Disa analiza fillestare të të dhënave të transmetimit sugjerojnë që pandemia mund të lehtësohet gjatë verës.
Temperaturat dhe lagështia më e lartë lidhen me një shkallë më të ulët të përhapjes së koronavirusit, sipas hulumtimeve të hershme shkruan MIT technologyreview .
Në analizën më të fundit nga MIT, e cila përdori të dhëna të përpiluara nga “Universiteti Johns Hopkins”, studiuesit zbuluan se numri maksimal i transmetimeve të koronavirusit ka ndodhur në rajone që kishin temperatura midis 3 dhe 13 ° C gjatë shpërthimit përcjell Gazeta Shneta.
Ky model gjithashtu shfaqet brenda SHBA-së, ku shtetet jugore si Texas, Florida dhe Arizona kanë pasur një ritëm më të ngadaltë të përhapjes së virusit sesa shtetet veriore si Uashington, New York dhe Kolorado. /Gazeta Shneta/