Parashikimi i motit për pesë ditë nga IHMK
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot me e diell dhe vranësira të cilat nga dita e mërkurë e tutje do të shoqërohen me reshje të shiut të intensitetit mesatar.
”Kjo gjendje e motit e parashikuar do të shoqërohet edhe me ulje të temperaturave maksimale për disa gradë Celsius. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-13 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 18-28gradë Celsius.”, thuhet në njoftimin e IHMK.
Po ashtu bëhet e ditur se do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi deri 12m/s./21Media