Moti për këtë javë, pranvera nis me temperatura të larta

2017-03-20 në ora 08:32

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës në parashikimin e motit për pesë ditët e ardhshme ka bërë të ditur se java e parë e pranverës do të filloj me mot kryesisht me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4-8 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 19-23 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të jetë normale me tendencë të ngritjes për 1-4 milibar. Do të fryjë erë kryesisht nga  juglindja, e lehtë deri mesatare.