Moti sot, e premte 10 gusht 2018

2018-08-10 në ora 06:03

Temperaturat e ajrit do të shënojnë rritje pak mbi vlera mesatare, por në fundjavë do të pësojnë një rënie të lehtë.

Minimalet do të sillen rreth 17C, e në fundjavë do të zbresin deri në 13C, ndërsa maksimalet do të rriten deri në 32C, por në fundjavë do të zbresin deri në 28C.

Era do të fryejë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-6m/s; Shtypja atmosferike do të jetë stabile mbi vlera normale.