Sonia dhe Anita, dy motrat në Indi, kanë qenë të verbra që nga lindja, por një operacion i thjeshtë syri iu bën të mundshme atyre që të shohin nënën për herë të parë.
Organizata joqeveritare 20/20/20 bën të mundur operimin e këtyre motrave, po aq sa mijëra njerëzve të tjerë në mbarë botën.
Është shumë prekëse të mos kesh para që të sigurosh fëmijës tënd një shëndet si çdo njeri tjetër normal, mirëpo këta mjekë gjithçka e bëjnë nga zemra, pa kërkuar asnjë grosh.
Për ta, ajo që vlen është qëllimi për të bërë mirë dhe për 15 minuta një operacion që bëhet nga dora e tyre e gëzon një jetë, transmeton lajmi.net.