Mrekulli! Foshnja që nuk peshonte as 1 kg i shpëton vdekjes (Foto)

2017-05-08 në ora 16:48

Ka qenë një mrekulli e Zotit, pasi një foshnjë që nuk peshonte as 1 kg ka arritur të mbijetojë. Kështu e kanë cilësuar mjekët e spitalit të fëmijëve në Londër ardhjen në jetë të Oscar King.

Nëna e tij Katy King është detyruar të bëjë një lindje të parakohshme kur ka qenë në

javën e saj të 27 të shtatzënisë, pasi kishte probleme.

Mjekët të cilët kanë marrë pjesë në operacion nuk kanë pasur asnjë shprese se foshnja mund të mbijetonte, por mesa duket ata janë gabuar. Sot Oscar është 6 muajsh.

Oscarit iu desh t’i nënshtrohej një operacioni menjëherë sapo ai lindi, pasi mjekët kishin vërejtur gjatë kohës që ai ishte në barkun e nëse një çrregullim të rrallë që ndikon në mushkëritë dhe mëlçinë. Vogëlushi do jetë gjatë gjithë kohës nën vëzhgimin e mjekëve dhe ndërhyrjeve kirurgjikale./tvklan.al/