Në maternitetin “Koço Gliozheni” ka ndodhur mrekullia vetëm disa minuta pas tërmetit të fuqishëm që goditi Shqipërinë.
Gjinekologia Dr. Anika Dokle ka treguar se tërmeti i orës 3:50 të mëngjesit i ka zënë në orarin e punës dhe vetëm disa minuta më vonë kanë realizuar lindjen e binjakëve, transmeton Gazeta Shneta.
“Unë dhe shokët e mi edhe këtë herë në maternitet. Këta foshnje binjakë lindën 20 minuta pas tërmetit. Kjo është simbolika më e mirë e vijimësisë. Nuk kam më fjalë!”, shkruan doktoresha Dokle në Facebook.
Tërmeti me epiqendër në Durrës ka shkaktuar disa viktima dhe shumë të lënduar, si dhe dëme të konsiderueshme materiale. /Gazeta Shneta/