Një grua indiane, e lumtur që po priste një fëmijë shkoi në spital me shumë entuziasëm për ta pritur atë. Mirëpo u surpriza shumë kur për rreth 30 minuta ajo lindi pesë vajza.
Manita Singh ishte 26-javëshe shtatzënë kur i nisen dhimbjet e lindjes vitin e kaluar. 25-vjeçarja ka humbur fëmijën e saj të parë, një djalë, e mesa duket jeta po ia shpërblen 5-fish.
Bashkëshorti i saj, Manish është shprehur: “Falënderoj Zotin që na bekoi jo me një, por me pesë fëmijë. Ishim të mërzitur kur humbëm fëmijën ton ë të parë, një djalë i cili vdiq menjëherë pas lindjes, dy vite më parë. Besoj se Zoti na shpërblej humbjen. Shpresoj që të jetojnë të pesë vajzat dhe t’u jap një jetë të mirë”.
Çifti nuk e dinte se po priste 5 binjake, pasi 25-vjeçarja nuk ka bërë asnjëherë një eko.
Doktori i cili priti fëmijët është shprehur: “Gjatë gjithë karrierës sime nuk më ka ndodhur që një grua të lindë në mënyrë natyrale 5 binjakë. Nëna është shumë mirë, por fëmijët duhet t’i mbajmë nënkontroll pasi kanë lindur para kohe”.