Ministria e Shëndetësisë ka formuar edhe një Bord për menaxhimin e pandemisë Covid-19, si dhe ka deklaruar se do të ftojë në takime për bashkëpunim edhe ish-ministrat Vitija, Ismaili, Rrahmani e Agani
Kështu ka deklaruar ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj, i cili ka bërë të ditur se Bordi i ri këshilldhënës do të kryesohet nga Prof. Lul Raka, ndërsa do të përbëhet nga anëtarët ekspertët Isuf Dedushaj, Muharrem Bajrami, Salih Ahmeti, Rukije Mehmeti, Isme Humolli, Xhavit Rexhaj, Xhavit Gashi, Pashk Buzhala, Besim Kodra, etj., transmeton Gazeta Shneta.
“Këshilli do të mbledh dhe ofrojë Ministrisë ekspertizën e nevojshme për krizën aktuale të Covid-19 me qëllim që t’i ofrojë Ministrisë këshilla të shpejta, të bazuara në dëshmi shkencore për përgjigjen shëndetësore ndaj Covid-19. Bordi do të formulojë masat e reagimit që duhet të adresohen në përgjigje të pandemisë Covid-19; do të identifikojë dhe zbus mangësitë, masat e marra ose që duhen ndërmarrë për të përmirësuar dhe menaxhuar përhapjen e Covid-19, përfshirë edhe menaxhimin dhe trajtimin klinik të rasteve”, ka deklaruar Zemaj.
Ai ka thënë se bordi do të ftojë në takime katër ish-ministrat e fundit të Shëndetësisë: Prof. dr. Ferid Agani, Dr. Imet Rrahmani, z. Uran Ismaili dhe dr. Arben Vitia, për të kontribuar së bashku me përvojën e tyre në menaxhimin e pandemisë Covid-19. /Gazeta Shneta/